Sekretari amerikan nderon Nënë Terezën, Hoxha: Frymëzon miliona njerëz

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas gjestit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili nderoi figurën e Nënë Terezës.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hoxha ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vlerësim, duke e cilësuar Nënë Terezën si një shenjtore me origjinë nga Shqipëria që ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme humanizmi, përulësie dhe shërbimi ndaj njerëzve në nevojë.

Ai theksoi se jeta dhe besimi i saj katolik përbëjnë një shembull të fortë për përkushtimin ndaj të varfërve dhe të pambrojturve, duke e vendosur atë si një figurë frymëzuese për brezat. Sipas tij, vepra e Nënë Terezës vazhdon të mbetet një model i gjallë i dashurisë dhe solidaritetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri nënvizoi gjithashtu se ndikimi i saj shpirtëror shtrihet përtej kufijve, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën përmes akteve të bamirësisë, sakrificës dhe ndihmës ndaj më të dobëtëve në shoqëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në reagimin e tij, Hoxha solli edhe një citim të njohur të Nënë Terezës, sipas të cilit jo të gjithë mund të bëjnë vepra të mëdha, por secili mund të kontribuojë me dashuri në gjërat e vogla të përditshme. Ai e përdori këtë mesazh për të theksuar rëndësinë e humanizmit dhe veprave të thjeshta me vlera të mëdha morale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?