FOTO/ Flakë e madhe, hidhen breshëri molotovësh drejt Policisë. Ngecën mes Ministrive
Lajme E Diel, 18 Tetor 2026 17:22
Ora shënon 17:23 dhe përshkallëzohet protesta studentore në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur breshëri molotovësh drejt Policisë, e cila qëndronte e rreshtuar përballë tyre dhe që kishin ngecur mes Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Ekonomisë. Pas hedhjes së molotovëve, flakët kanë shpërthyer te këmbët e efektivëve, ndërsa menjëherë ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion, duke nisur shpërndarjen e tyre.





