Sekretari i PS shmang “problemin Rama”, dhe bën diversionin: Meta do bëjë një provë force kundër Bashës
Presidenti i Republikës ka publikuar pasditen e të enjtes dokumente, të cilat sipas tij, provojnë shkeljet e rënda ligjore përmes dhe falsifikimeve që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi kanë bërë për të shpallur në Fletore Zyrtare si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin.
Për presidentin ky është një akt mafioz i Rilindjes, që sipas tij, ka kapur çdo pushtet dhe tani do të kapë dhe institucionin e Presidencës, por do ta kenë të pamundur, sepse në 2 Mars kur ka lajmëruar miting në bulevard, popullit do t’i kthehen të gjitha institucionet.
Për Sekretarin e PS, Alfred Peza, paralajmërimi i Metës është një provë force ndaj Lulzim bashës.
“Është një protestë kundër Lulzim Bashës, në përpjekje për lidershpinin e opozitës, ka një konflikt të brendshëm në lidhje me mënyrën se si ata po e bëjnë opozitën. Vitin e kaluar e nisën me revolucion dhe dihet si përfundoi. Ka disa javë që Lulzim Basha po krijon profilin e një lideri të ri që po dëgjon qytetarët, ajo është një provë force për të treguar që udhëheqja e opozitës duhet bërë në mënyrë revolucionare. Kjo është një problem i faktorit opozitar. Në 2 mars, presidenti nuk do shkeli kushtetutën sepse të mbrosh kushtetutën me shkelje nuk ka vlerë. Nëse ka një miting, kjo do të thotë se presidenti nuk është mbi palët”, tha ish-deputeti i PS, Alfred Peza në emisionin Opinion.