Sekretarja Braverman nis një “luftë” kundër avokatëve: Krijojnë histori të rreme për azilantët

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman e njohur për qëndrimet kundër emigrantëve, tani i ka shpallur “luftë” avokatëve që ndihmojnë azilantët të fitojnë të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Ajo tha se disa avokatë po paguheshin deri në 10,000 £ për të krijuar histori të rreme për azil për emigrantët e paligjshëm. Ndaj është ngritur një Task-Forcë për të identifikuar “mashtruesit”, siç ajo i cilëson.

“Këto mashtrime e bëjnë shumë më të vështirë largimin e njerëzve që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe ata duhet të përballen me forcën e plotë të ligjit. Dua të shoh shkelësit më të këqij në burg dhe ne kemi ligjet në fuqi për t’i sjellë ata para drejtësisë. Unë e di që ekipet tona po punojnë jashtëzakonisht shumë për të çrrënjosur ata që sulmojnë sistemin tonë të azilit dhe mashtrojnë publikun britanik, kjo nuk mund të vazhdojë”, tha Braverman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Task-Forca ka punuar në fshehtësi prej muajsh, por ekzistenca e saj u konfirmua zyrtarisht vetëm sot. Task-Forca bashkon vëzhguesit, organet e industrisë ligjore, departamentet qeveritare dhe forcat e zbatimit të ligjit për të mbledhur prova më të forta kundër avokatëve të dyshimtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?