Seks për 3 mijë lekë, arrestohen pronarët e lokalit në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të lokaleve për ushtrim prostitucioni.
Pas një punë 2 mujore, në kuadër të operacionit “Tutori 3” u arrestuan Eqerem Ibrahimi 62 vjeç, Ylmie Ibrahimi 58 vjeç dhe shtetasja me iniciale A. H., 44 vjeç, banuese në Vlorë. Këtë të fundit e shfrytëzonin kundrejt shumës prej 3 mijë lekë.
“Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, bashkëshortë me njëri-tjetrin si dhe pronarë të lokalit “Sea” në lagjen “1 Maji” përballë vendit të quajtur “Ish-fabrika e llampave”, kishin krijuar kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale për qëllime përfitimi, duke shfrytëzuar shtetasen: A.H., për ushtrimin e prostitucionit kundrejt shumës së parave prej 3000 lekë (tre mijë lekë të rinj)”, informon policia.
KOHA JONË SONDAZH

