“Sektori i turizmit mori vëmendje nga paketat ekonomike”, Klosi: Qeveria iu plotësoi 3 kushtet. Do jenë të parët që dalin në treg
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në ‘News24’ se sektori i turizmit mori vëmendje të madhe përmes paketës së dytë ekonomike të ofruar nga qeveria në këtë kohë pandemie.
Klosi për këtë sektor ka qenë e madhe, ndërsa shtoi se qeveria ka plotësuar 3 kushtet e tij. Po ashtu ai tha se sektori i turizmit do të jetë i pari që do të hyjë në treg.
“Jo se jam anëtar i kabinetit, dhe se duhet të mbroj kryeministrit, por duhet të themi të vërtetat. Kemi marrëdhënie të mira me komunitetin e turizmit. Edhe pse shkuan të ankohen tek lideri i opozitës. Unë kam qenë në hotelin e zotit Topuzi. Kemi bërë lidhje shumë të shpeshta me ta. Edhe para dy ditësh, e pata këtë komunikim me zotin Topuzi. Në kuadër të marrëdhënies së shtetit me këtë sektor, ishim të parët që morën masa ndaj turizmit. Qeveria shqiptare, në një vendimmarrje të përbashkët, dhe me ministrin Ahmetaj, falë bashkëpunimin me këtë komunitet, ia dolëm që dhe ky i fundit të bënte presionin e tij dhe vendimmarrja të ishte e duhur. Nëse në paketën e parë, paketa e mbijetesës, ku iu dha mbështetje njerëzve më vulnerabël, sektori i turizmit nuk mori pak. Nuk flasim vetëm për hotelet, por i gjithë sektori. Tek paketa e dytë, është i vetmi sektor, turizmi, që mori mbështetje. Iu dha mbështetje të 3 kërkesave, që Zaku dhe kolegët e tij, mi parashtruan kërkesat. Asnjë sektor tjetër si mori këto. U hoq presioni i tatim-taksave për 2020-ën. Iu dha 150 mln euro mundësi që këtij sektori të marrë kredi të buta. Vjet në këtë kohë, në hotelin e zotit Bregasi ishte e vështirë të gjeje një dhomë. Kjo të bënte të ndiheshe mirë. Po ashtu dhe Prestige Resort, apo Fafa ishin plotë. Ajo që ka kemi dalë në këto, ia kemi dalë që këtë vlerë të biznesit, ta vëmë në pah. Ne ia dolëm që të ngremë këtë sektor në piedestal. Ishte një mbështetje e madhe ndaj këtij sektori, pasi ishte i pari që del në treg. Mund të fusë para të reja fresh. Ne na duhet që të gjejmë gjuhën me komunitetin. Them se ia kemi dalë. Nuk e di nëse ka pasur sektor të madh me më shumë vëmendje se sa ky. Është një sektor që mund të prodhojë. Po të flisje para 3 javësh, që do të hapnin baret dhe restorantet ishte habi. Sot kemi mundësi që të themi se në 18 do të hapen baret dhe restorantet, nëse kemi këtë situatë.”, tha Klosi.