Sekuestrimi i 613 kg kokainë, reagon EUROPOL

Agjencia Evropiane e Sigurisë EUROPOL ka reaguar pas aksionit të suksesshëm të policisë shqiptare në të cilin u sekuestruan 613 kilogramë kokainë.EUROPOL ka përshëndetur aksionin.

Përmes një njoftimi llogarinë zyrtare në Twitter, EUROPOL e cilëson një sukses të policisë shqiptare, dhe inkurajon për të tjera operacione të tilla në të ardhmen.

“Urime Policisë së Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafajt për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës me vlerën e 180 milion euro. Më të fortë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar!”- shkruhet në llogarinë e Europol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?