Sekuestrimi i RTV Ora dhe Ora News, Balliu: Gazetarët po punojnë nën presion dhe pa pavarësi editoriale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu shprehet i shqetësuar për sekuestrimin e RTV Ora dhe Ora News, ndërsa deklaron se gazetarët po punojnë nën presion dhe pa pavarësi editoriale.

“Këto ditë kam ndjekur me shqetësim situatën e krijuar pas vendosjes nën sekuestro të dy televizioneve kritike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, RTV Ora dhe Ora News. Me administrimin nga qeveria të televizioneve, gazetarët ndjehen të pasigurtë dhe jo të lirë për të bërë punën e tyre.  Janë shumë shqetësuese për lirinë e medias denoncimet se “siguria” e televizioneve do t’i dorëzohet kompanisë shtetërore Illyrian Guard. Kjo do të thotë se gazetarët do të punojnë të rrethuar nga policët e qeverisë. Me një presion të tillë psikologjik dhe pa garanci për marrjen e pagave, asnjë gazetar dhe asnjë media nuk mund të ruajë pavarësinë editoriale.  Është një shërbim ndaj lirisë së medias hetimi me shpejtësi dhe pa zvarritje i çështjes që ka krijuar këtë situatë të paprecedentë për një media! Ky hetim duhet të jete plotësisht i pavarur nga ndikimi i qeverisë.  Çdo vonesë e drejtësisë është një hap më shumë drejt mbylljes së gojës së gazetarëve”, deklaron në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?