Sekuestro ndaj Ora dhe Ora News, Balliu: Sot po tentohet të mbyllet një TV dhe jo të kërkohet drejtësi

Ish-deputeti, Klevis Balliu, shkruan në facebook se pushteti i Edvinit dhe Erion Veliajt po tentojnë ti mbyllin gojën medias në mënyrë të paligjshme.

Balliu thotë se Ylli Ndroqi ka pranur se ka kryer dënim por ai prej vitesh vijon punën, por sot goja nuk po i mbyllet një biznesmeni por po tentohet ti mbyllet medias, e cila prej kohësh sjell me fakte abuzimet, korrupsionin, vjedhjen e këtij pushteti dhe kryebashkiakut Veliaj.

Ish-deputeti me të drejtë shtron pyetjen:  Pse nuk është ndjekur e njëjta procedurë me Edmond Bejkon me Agron Xhafajn nga SPAK-u i Edvinit?

Pse nuk i janë bllokuar pronat Begos dhe Xhafajt apo sepse pushtetarët flenë në pronat e tyre?

Faktet flasin, nënvizon Balliu, pushteti nuk pranon të vërtetat e hidhura të publikuara në media.

“Sot po tentohet të mbyllet një TV dhe jo të kërkohet drejtësi. Sot ka më shumë se kurrë nevoje për drejtësi dhe mbrojtjen e lirisë së medias.Sot duhet transparencë të hetimeve ndaj pronarit të medias Ora News dhe RTV Ora” përfundon Balliu.

SHKARKO APP