Sekuestrohen 10 m3 dru, pranga 47-vjeçarit
Sekuestrohen 10 m kub lëndë drusore në Shkodër, në kuadër të operacionit “Roja e Gjelbër”. Goditet një tjetër rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve”.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Marash Brija, 47 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Shkodër – Prekal në vendin e quajtur kthesa e Sumës, u kap duke transportuar 10 metër kub lëndë drusore me automjetin tip IFA me targë SH 3659 D pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.
Do vijojë puna me intesitet e angazhim në mënyrë të pandërprerë me qëllim parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të këtij aktiviteti.
KOHA JONË SONDAZH

