Sekuestrohen 157 kg kokainë e kanabis në Itali, 32 në pranga. Mediat: Droga vinte nga Shqipëria
Aktualitet E Premte, 11 Tetor 2019 09:28
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal të trafikut të drogës, ndërsa ka vënë në pranga 32 persona dhe ka sekuestruar 157 kg kokainë dhe kanabis.
Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.
Mësohet se një valë arrestimesh janë bërë në Brescia, Bergamo, Monza si dhe në Reggio Emilia. Nga hetimet paraprake thuhet se lënda narkotike kapte vlerën e 6 milionë eurove nëse do të dilte në treg.
KOHA JONË SONDAZH

