Sekuestrohen 180 kg marijuanë në një kamion në portin e Durrësit

Një sasi prej 180 kg marijuanë është sekuestruar në portin e Durrësit.

Lënda narkotike u zbulua nga policia kufitare  gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion  me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057.

Droga e ndarë në 165 pako ishte fshehur  në brendësi të dy sarbatorëve të karburantit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Altin Avdurramani 28  vjeç, banues në Lushnje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentative.

Ora News - Sekuestrohen 180 kg marijuanë në një kamion në portin e Durrësit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?