Sekuestrohen 3.8 ton marijuanë në Leçe, 9 shqiptarë në pranga

Dy operacione të ndryshme në Leçe kanë dërguar në pranga 11 persona, 9 prej të cilëve janë shqiptarë dhe 2 italianë.

Operacionit janë bërë njëri pas tjetrit dhe sasia e sekuestruar e kanabisit është ndër më të mëdhatë e sekuestruar kohët e fundit.

Policia italiane ka bërë të ditur se, në veri të Brindisit kanë sekuestruar 2 ton e 720 kilogramë kanabis sativa që ishin fshehur në një ndërtesë “të braktisur”, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, 2 italianë dhe 4 shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq pak orë pas këtij operacioni, policia italiane ka zhvilluar një tjetër aksion po në Leçe ku janë sekuestruar 1 ton e 200 kilogramë kanabis sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Droga ishte duke u transportuar në një makinë furgon “Iveco”. Në pranga gjatë këtij operacioni policia ka vendosur 2 persona që ndodheshin në furgonin plot me drogë dhe 3 të tjerë që ishin duke udhëtuar në një “Toyota” Yaris që udhëhiqte rrugën me qëllim për të  verifikuar nëse do të kishte probleme.

Të gjithë personat mësohet se janë shqiptarë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?