Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga veprimtari kriminale

Një pasuri me vlerë 4 milionë euro është sekuestruar nga policia e Tiranës dhe Seksioni për Hetimin e Pastrimin e Parave dhe Asteve Kriminale.

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve kriminale është bërë “sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të  Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i  referuar në Prokurori  nga Specialistët e  Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.”

Policia thotë se kjo pasuri dyshohet se është përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasuritë e sekuestruara janë :

Swiss Digital Mobile Reklama

-Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2
-Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2
-Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e sekustruar është në zonën e bregetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara,pranë Ministrisë së Financave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?