Sekuestrohen 5 ton kokainë, 99 të arrestuar, mes të cilëve shqiptarë (VIDEO)
Një superoperacion me 99 persona të arrestuar, mes të cilëve shqiptarë, italianë e grekë është rezultati i një hetimi të gjatë të nisur që në maj të vitit 2012 nga policia e Breshias, Itali, por që më pas ishte shtrirë në shtete të ndryshme të Europës, si Holandë, Spanjë, Greqi, Belgjikë e Bullgari.
Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar 5 ton kokainë e qindra e mijëra kilogramë të tjera kanabis sativa që prodhohej në Shqipëri e dërgohej për në Itali me skafe.
Sipas policisë italiane, organizata ishte e përbërë nga disa pjesë, që kishin punën të ndarë. Shqiptarët dhe grekët merreshin me trafikimin e drogën drejt Italisë e vendeve të tjera, ndërsa organizatat e tjera merreshin me shitjen.
Gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe 4.728 kilogramë kanabis sativa, 850 gramë heroinë, 554 mijë euro, 7 makina, 5 peshore, 1 kapmer.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mHkoAia3QGQ” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

