Sekuestrohen 57 kg kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë
Dy persona në Vlorë janë vënë në pranga pasi iu gjetën 57 kilogramë kanabis.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brotherhood”, u sekuestruan rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike.
Në pranga u vunë F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në Mavrovë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
“Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.
Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.
Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

