Sekuestrohen 6 kg tritol në Sarandë

Një sasi e madhe eksplozivi është sekuestruar ditën e sotme në Sarandë.

Policia lokale ka gjetur 15 kallëpe tritol, me peshë totale 6 kilogramë.

Policia e Sarandës, pas disa informacioneve të siguruara nga burime kofidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë , mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i kontrollit  u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve në vendin e quajtur ”Rruga e Kasolles”, në lagjen ”Nr.4”, Sarandë, 15 kallëpe  tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithësej 6 kilogramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?