Sekuestrohen katër mjete me vlerë 200 mijë euro, shpallen në kërkim dy persona

Policia e Shtetit informon se në vijim të operacionit policor “Stolen Line” janë sekuestruar në Tiranë katër automjete me vlerë 200 mijë euro.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të disa shtetasve.

Kështu, Policia informon se ka nisur procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë.

Policia njofton se ka shpallur në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip BMW me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani.

Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe shtetasi R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

Policia cilëson se “katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?