Sekuestrohen municione luftarake dhe drogë, në pranga pesë persona, dy shpallen në kërkim

Mbi 8 mijë kubikë me fara gati për t’u mbjellë janë sekuestruar në fshatin Godull Adriatik në Kurbin, gjatë një operacioni për parandalimin e mbjelljes së kanabisit.

Operacioni i koduar “Godull 2019” u ndërmorr nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.

5 persona kanë rënë në pranga, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike”,- njoftoi sot policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimet – Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

– K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

– K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

– Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

– V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Sekuestrimi – Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

– 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

– 2 armë zjarri “pistoleta”

– 1 armë zjarri automatik

– 1 armë gjahu “shotgun”

–  680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?