Sekuestrohen pasurite e Kastriot Kilës, vlera qindra miliona lekë

Sekuestrohen pasuritë e Elton Kilës, alias Kastriot Kila, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale. Vlera e blerjes së pasurisë kap shumën e 70 milionë lekëve të reja por prokuroria thotë se vlera aktuale e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe. Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

1. Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan.
2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan.
3. Një siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.
4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 leke te reja. Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë here më e madhe. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?