Sekuestrohen qindra automjete/ Operacioni edhe në Shqipëri, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit
Një total prej 352 automjetesh të vjedhura janë kapur gjatë rrugës për në destinacionin e tyre përfundimtar si rezultat i një operacioni të gjerë të mbështetur nga Europol.
Gjatë operacionit, 1 077 pjesë e automjeteve të vjedhura janë konfiskuar dhe dhjetëra dokumente të falsifikuara të automjeteve janë sekuestruar.
Rreth 44 548 kontrolle u kryen kundër bazave të të dhënave të ndryshme gjatë këtij operacioni dy-javor (12-23 tetor 2020) i zhvillua në 17 vende të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.
Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, duke përfshirë industrinë e makinave si dhe përdorimin e bazave të të dhënave të Europol, oficerët e kontrollit kufitar në kufirin e jashtëm të BE parandaluan që shumë automjete dhe anije të kontrabandoheshin jashtë shtetit. Si një shembull, Policia Greke kapi 15 automjete nga kompanitë me qira të cilat kriminelët u përpoqën t’i kontrabandonin.
Aktivitetet e përqendruara në kontrollet e automjeteve dhe anijeve rezultuan gjithashtu në kapjen e 2 985 migrantëve të paligjshëm gjatë rrugës për në BE përmes rrugëve tokësore dhe detare, duke arrestuar 17 kontrabandues.
Vendet kryesore të destinacionit të migrantëve ishin Gjermania dhe Italia. Lehtësuesit transportuan migrantët në rrugë tokësore me rimorkio, por edhe me anije të vogla përmes Detit Adriatik.