Sekuestrohet 1.1 ton kanabis në Karaburun, destiancion Italia

Bllokohet nga policia kufitare mbi 1.1 ton kanabis dhe një gomone, ndërsa destinacion i lëndës narkotike ishte Italia. Sipas policisë, fillimisht gomonia është pikasur duke lëvizur në det në vendin e quajtur “Zhapovel” në Karaburun në drejtim të bregut të detit.

Pas ndjekjes, skafisti ka braktisur në breg të detit në Karaburun gomonen me një motor “Mercury” 150 hp dhe është larguar duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë. Ndërsa pas kontrollit të zonës në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës në Karaburun, u gjetën 1 110 kg kanabis e paketuar në 54 pako të mëdha, e shpërndarë midis pemëve dhe shkurreve. Kanabisi ishte bërë gati që të transportohej me gomone për në Itali, por në momentin e fundit janë bllokuar.

Kanabisi u transportua me mushka 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në afërsi të lëndës narkotike në pyll janë gjetur dhe 5 mushka, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e lëndës narkotike nga një zonë në tjetrën. Pas sekuestrimit të drogës dhe gomones janë shoqëruar disa persona ndërmjet tyre është marrë në pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka deklaruar rreth personit që ka nxjerrë gomonen pa lejen e tij në det. Policia e qytetit bregdetar vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e skafistit dhe zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut të drogës drejt Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?