Sekuestrohet heroinë dhe kokainë, pranga 36-vjeçarit

Policia e Tiranës finalizoi një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shprëndarjes në doza të vogla të drogave të forta heroinë e kokainë, duke vënë në pranga një shtetas.

Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi me iniciale F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i cili rezultonte i dënuar më parë.

Policia bën me dije se i arrestuari lëvizte me biçikletë,  ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 3 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?