Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë, mediat: Të arrestuarit dyshohet se janë shqiptarë

Një sasi prej mbi 1 ton kokainë u sekuestrua mëngjesin e së shtunës prej departamentit të antidrogës së Mesologjit, në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat të Katakolos.

Deri më tani janë arrestuar disa persona, por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në kabina turistike të zonës, ndërsa ka dyshime se të arrestuarit për ngarkesën në fjalë janë shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?