Sekuestrohet një arsenal armësh, arrestohen dy persona

Policia e Shkodrës, komisariati Pukë ka sekuestruar një arsenal armësh, teksa ka arrestuar dhe dy persona.

Sipas burimeve policore, nga shërbimet e Komisariatit Pukë, në vijim të punës për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, u ushtrua një tjetër kontroll  në  banesën e shtetasit P.Mhilli, 57 vjeç, ku u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

një armë zjarri Automatik Model 56 me nr.039770

një armë zjarri Automatik me nr.080655.

një skelet metalik, armë zjarri pa mekanizmin shkrepës me nr.903321137.

një skelet metalik , më zjarri pa qyte druri Pushkë Model 56 me nr.11290459. n

një skelet metalik armë zjarri me qyte druri me nr.H4347.

një skelet metalik arme zjarri M-56 pa mekanizmin shkrepes me nr.90304269.

një skelet armë zjarri M-56 pa mekanizmin shkrepës me nr.10164331.

një kallëp tritoli me përmasa 10x5x2,5 cm.

tre skeletë druri të pjesshëm armësh zjarri.

tre mekanizma shkrepës armësh zjarri.

një skelet pistoletë pa numër.

nëntë krëhëra automatiku

fishekë M-56, 380 (treqind e tetdhjete) cope.

tre qyta druri armësh zjarri. Dy granada mbrojtëse pa ndezësa.

Nga deklarimet e të arrestuarve, Roland Mhilli, 25 vjeç , banues në Pukë dhe Klodjan Mhilli, 19 vjeç , banues në Pukë, u mësua se këto armë janë të tyre dhe se i kanë fshehur vite më përpara pa dijeninë e pjestarëve të tjerë të familjes së tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasve Roland Mhilli dhe Klodjan Mhilli, të arrestuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve  narkotike”, ”Kultivim i bimëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”.

SHKARKO APP