Sekuestrohet një sasi droge në Qafë-Botë. Në pranga shoferi dhe pasagjerja që tentuan ta kalonin drejt Greqisë
Aktualitet E Enjte, 30 Dhjetor 2021 09:14
Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në afërsi të pikës kufitare të Qafë-Botës pasi i është gjetur drogë në makinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Panorama.al mëson se në pranga janë vendosur një 52-vjeçar dhe një 36-vjeçare, banues në Sarandë.
Nga informacionet paraprake, nuk bëhet e ditur sasia e lëndës së sekuestruar.
KOHA JONË SONDAZH

