Selami: Basha disa gjëra duhet t’i korrigjojë

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputeti demokrat, Eduard Selami tha se Basha ka disa gjëra që duhet t’i korrigjojë pas analizës së humbjes së zgjedhjeve, ndërsa shtoi se PD-ja është një parti e hapur dhe që ka mendime ndryshe.

"Kritikat, – tha Selami, – bëhen për t’u përmirësuar".

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se Partia Demokratike dhe vetë Lulzim Basha janë kundër bojkotit, pasi ka edhe alternative të tjera.

Duke u ndalur tek situata aktuale e largimeve nga Shqipëria deputeti Selami deklaroi se vendimi për t’u larguar është një përgjigje e humbjes së shpresës.

“Qytetarët kanë humbur shpresën se qeveria do të mbajë premtimet. Premtimet para dy vitesh ishin në kufijtë e një skeme piramidale politike”, tha Selami për "Zërin e Amerikës".

Në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë, deputeti demokrat deklaroi se nuk mundet që për çdo kohë të ndryshohet Kushtetuta.

“Shumica ka përjashtuar kontributin e opozitës për shkak të numirt të votave, po është keqardhje që shumica përfiton nga numrat në Parlament”, tha Selami për "Zërin e Amerikës".

SHKARKO APP