Selaniku pret ministrat e rajonit për bashkëpunimin ndërkufitar. Axhenda e takimit
Në Selanik këtë të enjte pritet të mbahet takimi për bashkëpunimin ndërkufitar mes Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë e Bullgarisë. Në diskutimet dyditore marrin pjesë ministrat e Jashtme, të Brendshëm, dhe të Transportit të këtyre vendeve.
Sipas agjencisë greke të lajmeve “amna.gr”, të enjten do të jetë darka e ministrave, ndërsa të premten programi çelet me fjalën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias.
Në vijim do ketë takime të veçanta të homologëve nga çdo ministri, ndërsa në 13:00, pritet të ketë një konferencë për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

