Selatin Paplekaj, elektricisti që sfidon borën (FOTO)

Në Tropojë vijon të jetë një situatë e rënduar nga moti i keq. Shumë fshatra të njësive administrative janë të bllokuar. Pavarësisht kushteve të motit dhe borës, ishte emergjente për të rregulluar linjën elektrike të 27 familjeve në Lekbibaj të Tropojës.

Në këto kushte elektricisti Selatin Paplekaj është nisur për të riparuar defektin në rrjetin e tensionit të mesëm. Reshjet e borës nuk ia kanë lehtësuar aspak punën.

Reshjet e dendura të borës kanë vijuar kryesisht në zonën verilindore të Shqipërisë duke krijuar probleme në disa akse. Ndërkohë që në disa zona të tjera reshjet e shiut kanë favorizuar largimin e borës nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e akseve të Tropojës është si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

-Aksi B.Curri-Valbonë trashësia e borës ka shkuar 1 m. Po punojnë dy borëpastruese dhe 1 fadromë.
-Aksi B.Curri-Fierzë trashësia e borës ka shkuar 70 cm. Po punojnë 2 borëpastruese.
-Aksi Ura e Bujanit-Qafe-Morin trashësia e bores 65 cm. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadrom.
-Aksi B.Curri-Kam, trashësia e borës 70 cm. punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Te gjitha akset janë te hapura dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhir

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?