Selenica rrezikon të mbetet të premten pa ujë të pijshëm

Selenica rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm të premten. Punonjësit e Ujësjellësit që kanë tetë muaj pa u paguar, kërcënuan se do të mbyllin pompat, nësë problemi i tyre nuk merr zgjidhje deri në fundjavë.

Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës kanë tetë muaj pa u paguar, ndaj këtë të mërkurë zbritën në protestë para prefekturës së Vlorës.

Ata thonë se kërkesat për zgjidhjen e këtij problemi kanë qenë të shumta, por zgjidhja ka munguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fondi prej 40 milionë lekesh i akorduar për Ujësjellësin është bllokuar në thesar, për shkak të pagesave të prapambetura të energjisë dhe kimikateve të pastrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do ta ruajmë si punë, pompat dhe të gjitha se nuk na e kanë fajin ato dhe qytetarët, por nuk do të furnizohen më me ujë”.

Ata kërkuan takim me prefektin e Vlorës që nuk u zhvillua, ndaj në largim kërcënuan se të premten do të ndërpresin punën duke lënë pa ujë Selenicën dhe zonat përreth.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?