Sëmundja e gjedhit, reagon Ministria: Situata nën kontroll të plotë

Ministria e Bujqësisë e ka nën kontroll të plotë situatën e semundjeve të gjedhit qe preku në fillim të muajit gusht blegtorinë në disa zona të vendit. Deklarata vjen nga drejtori i Veterinarisë në Ministrinë së Bujqësisë, Edi Ferro, i cili tha sot për median se, javën që vjen pritet të rishikohet urdhri për lejimin e therrjes së vicave nga ferma në thertore.

Ndërkohë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi urdhri për bllokimin e tregut të kafshëve të gjalla, deri në një fazë të dytë. “Tregjet që plotësojnë kushtet higjenike do të  hapen”, theksoi Ferro. Sipas tij, fermerët e dëmtuar do të kompensohen me gjedhë dhe jo financiarish, dhe për këtë duhet të presin deri në vënien e sëmundjes nën kontroll të plotë. Mw tej, Ferro tha se masat e Ministrisë së Bujqësisë rezultuan të suksesshme për neutralizimin e semundjes ne blegtori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?