Sëmuret Konstandin Xhuvani, autori i vrasjes së 4-fishtë, shtyhet seanca gjyqësore

Konstandin Xhuvani, autori i vrasjes së katërfishte më 4 nëntor është i sëmurë, prandaj nuk ka marrë pjesë sot në seancën gjyqësore në ngarkim të tij. Djali ish-deputetes Luiza Xhuvani nuk është paraqitur mëngjesin e sotëm në sallën ku do zhvillohej seanca e radhës gjyqësore ndaj tij, pasi sipas një raporti mjekësor të dorëzuar në trupën gjyqësore, Konstandini ishte i sëmurë. Në seancë ka munguar dhe avokati i tij. Seanca e radhës ndaj Konstandin Xhuvanit do të zhvillohet më 23 dhjetor, sipas vendimit të marrë nga trupi gjykues. K. Xhuvani, i cili është dënuar një herë për vrasje, tashmë akuzohet  për vrasjen e 4-fishtë të ndodhur në lokalin “Ante Grant”, ku viktima mbetën Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe italiani Giampaolo Azzolo. Xhuvani akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbajte të armëve pa leje dhe municioneve ushtarake. Prokurorët ndanë dosjen e Xhuvanit nga Erald Sida.

SHKARKO APP