Senati italian voton marrëveshjen e pensioneve, Balla në Romë: Ditë historike

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e quan një ditë historike ratifikimin e Marrëveshjes së Pensioneve në Senatin Italian. Balla i cili ndodhej në sallë për të ndjekur diskutimet dhe votimin, tha se kjo është një ditë historike e rëndësishme jo vetëm për 500 mijë bashkatdhetarët përfitues të kësaj marrëveshjeje, por është një ditë e rëndësishme edhe për familjarët e tyre kudo që ndodhen.

Senati e miratoi me 129 vota Marrëveshjen e Pensioneve Shqipëri-Itali, e cila më herët kishte kaluar edhe në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian. Prania e ministrit Balla dhe ambasadores së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani në sallë u përshëndet nga kryetarja e seancës dhe deputetët në sallë.

“Prej këtij momenti, pas firmosjes nga presidenti Mattarella, marrëveshja tanimë hyn në fuqi dhe do të fillojë menjëherë zbatimi i saj nga të dyja qeveritë, qeveria e Republikës së Italisë dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme e finalizimit të një pune shumëvjeçare sa i përket materializimit të kësaj marrëveshjeje, ndaj dua t’ju dërgoj një përqafim të gjithë bashkatdhetarëve tanë këtu në Itali duke i falënderuar”,-deklaroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?