Serat që “prodhojnë” hashash në Lushnjë, arrestohen babë e bir

 

Dy persona, babë e bir u vunë në pranga gjatë operacionit antidrogë “Kadie 2” që u mbyll me sukses në Lushnjë. Sipas policisë janë arrestuar Marineo Vasili 23 vjeç dhe Arqile Vasili 54 vjeç, nga fshati Kadije i  Lushnjës.

Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjeten, 150 bimë narkotike, 830 fishekë pistolete, 87 fishekë automatiku, fara dhe bohçe droge.

Dyshohet se lëndën narkotike e kishin mbjellë nëpër sera, fenomen i përhapur së fundmi në qytetin e  Lushnjës ku në vend të  perimeve fshatarët lushnjarë janë duke kultivuar lëndë narkotike

SHKARKO APP