Serbët: Arbitri do ndihmojë Shqipërinë, është patriot i De Biazit

Mediat serbe vazhdojnë aludime nga më të ndryshmet rreth ndeshjes Shqipëri-Serbi. E fundit është ajo kundër gjyqtarit italian me famë botërore, Nicola Rizzoli, që do të arbitrojë këtë ndeshje.

Kështu, mediat në Beograd frikësohen se Rizzoli do të ndihmojë Shqipërinë, sepse është italian dhe bashkëkombës i tij Xhani De Bazit, i cili është trajneri i kuqezinjve.

Por kujtojmë që Nicola Rizzoli është njëri prej gjyqtarëve më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri dhe profesionalizmin e tij e konfirmon fakti se FIFA i besoi finalen e Kupës së Botës, Argjentinë­-Gjermani.

Ndërsa UEFA më parë i kishte besuar finalen e Champions League 2013, Bayern Munich-Dortmund.

Gjithashtu, Nicola Rizoli ka arbitruar edhe në shumë ndeshje të mëdha, duke treguar profesionalizëm dhe patriotizmat duket në këtë rast nuk kanë vend.

Por për të hedhur poshtë aludimin e mediave serbe ka menduar futbollisti me përvojë serb, Dushan Tadiç, i cili beson në profesionalizmin e Rizzolit, duke deklaruar: “Ai më ka gjykuar mua në Europa League dhe është një gjyqtar i mirë, kështu që nuk besoj se do të ndikojë në favor të Shqipërisë vetëm sepse Shqipëria udhëhiqet nga një bashkëkombës i tij”.

 

SHKARKO APP