Serbët e veriut përfshihet në një debat me zv/komandantin e Policisë së Veriut: Donin të më sulmonin
Qytetarë serbë kanë debatuar këtë të enjte me zv/drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani para fillimit të takimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut për bashkëbisedim me aktivistët
Një qytetar serb i iu drejtua Elshanit duke thënë se, sapo u arrestuan serbët tek sheshi “Braca milic, kjo nuk ka kuptim”. Në përgjigje të këtij konstatimi, Elshani iu është përgjigjur se ”ata kanë qenë duke kryer punën e tyre kur ju keni shkuar. Kjo është ajo që ia vlen”.
Zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të jetë e mbyllur. Në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e komunës, ai tha se nuk ka arsye në aspektin e sigurisë që ura të mos hapet.