Serbët: FIFA të reagojë për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit

Mediat serbe kanë reaguar me tërbim ndaj festimit me simbolin e shqiponjës nga dy lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Xhaka e Shaqiri, duke e quajtur si provokim.

Madje “Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata.

“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.

Swiss Digital Desktop Reklama

Telegraf.rs fitoren e cilëson si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqiptarëve. “Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.

Mediat zviceriane: Fal shqiponjave jemi në botëror

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?