Serbët i mahnit Edi Rama: Ai është i mrekullueshëm

 

Para ndeshjes me Shqipërinë, serbët kishin shfaqur shumë dyshime për mbarëvajtjen e saj.

Madje, ata kishin paralajmëruar se nëse do të kishte ndonjë incident, do të braktisnin ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë gjë e paralajmëroi vetë presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, pas ndeshjes duket se ai ka ndërruar mendje.

Karadzic ka vlerësuar veçanërisht kryeministrin Rama, për të cilin ka thënë se është i mrekullueshëm.

“Rama është i mrekullueshëm, zotëri. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes. Tha se kështu është futbolli. Në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, ka thënë presidenti i Federatës Serbe të Futbollit për gazetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?