“Serbët më ofruan 50 mijë euro për trazira në ‘Elbasan Arena’”

 

Sa herë flitet për Kombëtaren, ai është vështirë të mos bëhet protagonist. Është fjala për Uliks Ademin, ultrasin e përfaqsueses sonë, i cili hyri në fushë duke ndërprerë takimin e 18 nëntorit në vitin 2014 mes Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Luikshi Ferraris”, të Xhenovas.

Por tifozi shqiptar nga Cërriku, i cili prej vitesh jetonë në Monza të Italisë, tregon në një rrëfim për “Panorama Sport” ethet që e kanë mbërthyer përpara ndeshjes së datës 8 në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Serbisë, rrëfen rebelimin se ende nuk ka gjetur anjë biletë, po ashtu Uliksi pretenfon se është kontaktuar nga një grup tifozësh serbë që jetojnë në Itali, të cilët i kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh që të shkaktojë trazira në “Elbasan Arena”.

Policia e shtetit ka marr masa jashtëzakonisht të larta. Mendoni se emri juaj i lakuar si person me precedent për raste të tilla, mund të jetë probelm për ta?

Absolutisht jo! Unë dua vetëm të shoh nga afrë kombëtaren dhe ta mbështesë atë. Ky është synimi im dhe besoj i çdo tifozi të zjarrtë kuqezi.

Askush nuk do donte të penalizonte atë më këtë moment historik ku ne jemi farë pranë kualifikimit për “Francë 2016”. Nëse do doja të dëmtoja Kombëtaren, do kisha pranuar ofertën e një grupi tifozësh serbë që jetojnë këtu në Itali.

Për çfarë oferte e keni fjalën?

Disa përfaqsues të një grupi tifozësh serbë këtu në Itali më kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh duke më kërkuar që të shkaktoj trazira në “Elbasan Arena”.

Për të qenë më transparent me publikun, si na e vërtetoni këtë?

Mund të verifikoni telefonatat e mia. Ata më kanë marr në telefon duke më kërkuar një gjë të tillë. Madje më kanë “dhuruar” edhe një flamur serb. Janë përpjekur të më joshin në një farë mënyre.

SHKARKO APP