Serbi, protestuesit uzurpojnë Televizionit Publik
Si çdo të shtunë, edhe sonte në Beograd janë duke u zhvilluar protesta kundër qeverisjes aktuale.
Gjatë protestave, të cilat janë shndërruar në trazira, një numër ri protestuesve kanë hyrë në objektin e televizionit publik të Serbisë (RTS).
Mediat serbe kanë raportuar se brenda objektit të televizionit janë edhe policia për ta ndalur hyrjen e protestuesve.
Në protestë janë duke marrë pjesë kreu i opozitës serbe, Dragan Djilas dhe kreu i djathtë, Bosko Obradoviç, të cilët kanë kërkuar që të qëndrojnë në objektin e RTS-it, derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Sipas mediave serbe, deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe nuk ka të lënduar.
Protestuesit po kërkojnë rrëzimin e presidentit, Aleksandër Vuçiq dhe qeverisë së tij.
Zyrtarët e qeverisë serbe kanë reaguar, duke e dënuar veprimin e protestuesve dhe kanë theksuar se televizioni publik duhet të mbrohet.
Riot police and protesters clash at the entrance to RTS, with police now trying to get opposition leaders who remain inside to exit the building.#1od5miliona pic.twitter.com/Gr5DC6mm1V
— Balkan Insight (@BalkanInsight) March 16, 2019
KOHA JONË SONDAZH

