Serbia blindon Tiranën, bllokohet edhe tuneli i Elbasanit

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për garantimin e sigurisë së kombëtares së Serbisë që do të mbërrijë nesër në Tiranë. Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07 Tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar për shkak të mbërritjes dhe akomodimit të kombëtares serbe.

Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës,si dhe  rruget dytesore ,duke vijuar  te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i  kembesoreve  pranë Hotel “Sheraton’’  dhe  Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve  në sheshin “Italia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në datë 08 Tetor 2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi  mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.

Drejtoria e Tiranes, kërkon  mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mberritur ne qytetin e  Elbasanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?