Serbia kërcënon ambasadorin shqiptar në Beograd: Nuk na hape telefonin!

Serbia kërcënon ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.

Në një mënyrë që shkon në kundërshtim me rregullat diplomatike, ambasadori shqiptar, Ilir Boçka, duke ndjekur udhëzimet nga Tirana, nuk pranoi të dëgjojë një telefonatë nga Ministria e Jashtme për të marrë një notë proteste nga Republika e Serbisë në lidhje me një incident të rëndë dhe një sulm ndaj kombëtares serbe të futbollit, duke theksuar se nuk ka ndodhur asgjë”, shkruan agjencia serbe e lajmeve, "B92".

Dhe gjithmonë sipas kësaj agjencie, Serbia do marrë masa ndaj Boçkës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të veprimit të papërshtatshëm të ambasadorit shqiptar, Ministria e Jashtme do të marrë masat e përshtatshme në përputhje me praktikën diplomatike,” shkruan B92.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ende nuk dihet se çfarë nënkupton në fakt Serbia me këtë kërcënim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?