Serbia merr miliona euro investime nga BE, Shqipëria mbetet prapa

Serbia vazhdon të përfitojë investime nga Bashkimi Europian, ndërsa pritet që të bëhet pjesë e bllokut në vitin 2025 bashkë me Malin e Zi. Kështu shkruan agjensia e lajmeve Reuters në një shkrim të publikuar sot. Ajo ka marrë 134 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve.

Këto para do të përdoren për të rinovuar linjën hekurudhore nga Nishi drejt kufirit me Bullgarinë. Ndërsa 73 milionë euro Serbia do t’i përfitojë nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), deklaroi sot ministri i Infrastrukturës. Konkretisht investimi do të shkojë në linjën hekurudhore si pjesë e korridorit pan-evropian që lidh Evropën Perëndimore me Greqinë.

Një vit më parë Serbia hodhi 297.6 milionë dollarë të marra nga Banka Exim e Kinës për të modernizuar hekurudhën që lidh Beogradin me Budapestin. Reuters nënvizon se ndërsa Serbia dhe Mali i Zi pritet të bëhen pjesë e BE-së në vitin 2025, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Kroacia mbeten prapa. Që prej vitit 2000, Bashkimi Europian i ka dhënë Serbisë 5 miliardë euro investime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?