Serbia notë proteste Shqipërisë

 

Ka mjaftuar vetëm një gur në xhamin e autobusit ku udhëtonte kombëtarja serbe e futbollit që të nxehet situata dhe Beogradi zyrtar të reagojë ashpër.

Ministria e Jashtme e Serbisë thirri urgjentisht në takim dhe i dorëzoi një notë proteste ambasadorit shqiptar në Serbi Ilir Boçka në lidhje me incidentin që ndodhi në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi është bërë publik nga mediat serbe, dhe siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Serbe, ngjarja dëshmoi të metat e autoriteteve shqiptare për të organizuar një ndeshje futbolli, përveç faktit se loja paraqet një rrezikshmëri të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Republika e Serbisë pret dhe kërkon që të mundësohet një qëndrim i sigurt i ekipit serb në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

Serbia kërkoi gjithashtu që të zbulohen personat që qëlluan me gurë dhe të dënohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?