Seri vjedhjesh, në pranga skifterët e Vlorës

Qyteti bregdetar është atraksion për ”skifterat”. Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona për vjedhje të ndryshme. Sipas policisë në pranga janë vënë Nustret Alizoti, 27-vjeç, Kristo Janko, 23-vjeç dhe Klejvis Mana, 21-vjeç.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme, konkretisht: ”Më datë 30.03.2018, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z. dhe më datë 12.03.2018, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P”.

Vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasit u kanë kaluar Drejtorive të Policive Vendore Elbasan dhe Fier me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?