Sërish 3 viktima nga Covid-19 dhe mbi 1200 raste të reja në 24 orët e fundit
Për të disatën ditë radhazi edhe sot janë regjistruar 3 viktima nga Covid-19 në vend. ”Një qytetar nga Fier 64-vjeç, një qytetar nga Kavaja 77-vjeç, një qytetare nga Tirana 88-vjeçe”. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe se 1228 qytetarë rezultuan të infektuar me virusin në 2738 testime.
”444 në Tiranë, 71 në Durrës, 60 në Lushnje, 57 në Fier, 45 në Vlorë, 43 në Kamëz, 33 në Sarandë, 32 në Shkodër, 27 në Elbasan, 25 në Lezhë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Korçë, nga 21 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, Kuçovë, 17 në Berat, nga 16 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 14 qytetarë në Kurbin, Dimal, 13 në Patos, nga 12 qytetarë në Krujë, Vorë, nga 11 qytetarë në Tepelenë, Librazhd, nga 10 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Pukë, Tropojë, Mirditë, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, nga 6 qytetarë në Dibër, Roskovec, Delvinë, Maliq, Peqin, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Përmet, Skrapar, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Shijak, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, nga 1 qytetar në Konispol, Këlcyrë, Cerrik, Belsh”.
Në gjithë vendin janë 9,168 qytetarë aktivë. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 32 pacientë, ndërsa janë shëruar 1232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 296,572 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1228
Të shëruar në 24 orë 1232
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2738
Testime totale 1,911,914
Raste pozitive 309,278
Raste të shëruara 296,572
Raste Aktive 9,168
Humbje jete 3,538
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,123
Durrës 631
Fier 749
Vlorë 466
Elbasan 464
Shkodër 383
Berat 362
Lezhë 289
Korçë 267
Gjirokastër 202
Dibër 156
Kukës 76