Sërish lëkundje të forta tërmeti në Greqi, lëkundjet u ndjenë dhe në Tiranë

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi ku më herët gjatë ditës së djeshme u regjistrua një tërmet me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter.

Sipas qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, një tërmet me magnitutë 5.9 të shkallës Rihter u regjistrua vetëm pak minuta më parë, ndërkohë ashtu si një ditë më parë lëkundjet u ndjenë dhe në Tiranë

Që pas pasdites së të mërkurës, Greqia vijon të ketë pasgoditje që shoqërojnë tërmetin e fuqishëm me magnitutë 6.3. Lëkundjet shkaktuan panik në zonën e Larisas ndërsa për pasojë pati vetëm dëme materiale, pa humbje jetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?