Sërish ndryshime në kupolën e Policisë
Vijojnë lëvizjet në postet drejtuese në Policinë e Shtetit. Pas ndryshimeve në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës, sot ka qenë radha e Dibrës.
Në krye të Policisë së Dibrës është vendosur Ylli Doda. Më parë, Doda ka qenë shef i komisariatit numër 2 në Tiranë.
Lëvizja e bërë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilët kohët e fundit kanë bërë shumë ndryshime. Kjo edhe pas akuzave të shumta që janë bërë nga ana e opozitës, ndaj drejtuesve të policisë si të lidhur me krimin.
KOHA JONË SONDAZH

