Sërish ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Këtë të martë janë regjistruar sërish ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke prekur disa prej drejtorive kryesore të kufirit dhe komisariateve në vend.

Në Drejtorinë Vendore të Kufirit në Vlorë është emëruar drejtor i ri Arbër Zemani. Ndërkohë, ish-drejtori i kësaj drejtorie është transferuar në një detyrë tjetër, duke u emëruar specialist në Drejtorinë e Antiterrorit, pjesë e strukturave qendrore të policisë. Lëvizje janë shënuar edhe në veri të vendit, ku Agim Basha është vendosur në krye të Drejtorisë Vendore të Kufirit në Shkodër, duke marrë drejtimin e një prej pikave më të rëndësishme kufitare në këtë zonë.

Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në jug dhe në qendër të vendit. Altin Lila është emëruar Drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa drejtuesi i mëparshëm i kësaj strukture, Ermal Lila, është transferuar si specialist në strukturat e Policisë së Shtetit (PPSH).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nivel komisariatesh, Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, një nga njësitë më të rëndësishme policore në kryeqytet për shkak të ngarkesës së lartë të punës dhe juridiksionit të gjerë. Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në Policinë e Shtetit, të cilat shpesh realizohen me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e menaxhimit të strukturave të rendit dhe sigurisë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?