Sërish në protestë, studentët kërkojnë largimin e pedagogut (VIDEO)

Pedagogu Jani Marka ka qenë sërish i pranishëm në protestën e organizuar nga studentët para Ministrisë së Arsimit.

Një grup studentësh i kanë kërkuar sërish atij që të largohet duke thënë se nuk e duan praninë e tij në protestën në fjalë. Disa prej studentëve e kanë quajtur prezencën e tij në protestë si një provokim.

Një ditë më parë, studentët e larguan pedagogun Marka nga protesta ndërsa në një reagim Këshillat Studentorë shpreheshin se: ”Jani Marka, i cili është pedagog por është edhe anëtar i Organizatës Politike, organizatë me orientim politik neo komunist, u largua nga studentët për arsye se ka disa ditë që tentojnë të politizojnë protestën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Studentët kërkojnë largimin e pedagogut Marka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?